Sali Berisha ia bëri të qartë që të mos merrte pjesë, Bujar Leskaj shpërfill urdhrin dhe i bashkohet protestës: Kush po e rruan për….

Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj ka “shpërfillur” urdhrin e dhënë nga kryedemokrati, Sali Berisha për të mos marrë pjesë në protestën e sotme në “Sheshin Skënderbej” për të kërkuar drejtësi për ish-luftëtarët e UÇK-së.

Shkurtimisht për mediat, Leskaj tha se s’mund të qëndronte pa marrë pjesë në këtë ditë kur të gjithë shqiptarët, nga çdo vend, janë bërë bashkë. I pyetur nga gazetarja e Euronews për urdhrin e dhënë nga Berisha, Leskaj vendosi t’i përgjigjej në një zhargon “rruge”: “Kujt po i rruhet për urdhra”.

Leskaj: Unë jam këtu për respekt të Hashim Thaçit të presidentit, të drejtuesit politik të UCK jam me veneracion të thellë, përulem para kujtimit të Lladrovcit, jam së bashku me Ramiz Lladrovcin.

Gazetaria: Ke thyer një urdhër politik për të disatën herë?

Leskaj: Kush po e rruan për urdhra.


Shtuar 17.10.2025 17:06