Sali Berisha “hap kartat”: Basha më solli njerëz për të më pyetur për koalicion me Ramën

Ish kryeministri Sali Berisha, është shprehur se Basha i ka dërguar njerëz për ta pyetur mbi koalicionin me Ramën mbi atë se çfarë mendoja.

Berisha deklaroi se e ka refuzuar kategorikisht një gjë të tillë dhe se ka qenë për mbajtjen e protestave të mëdha dhe për të mos pranuar zgjedhjet.

Komentet Berisha i bëri në MCN ku ishte i ftuar dhe ku ka folur për prapaskenat e ditëve pas humbjes së zgjedhjeve nga PD.

Sipas Berishës ka qenë kjo arsyeja që ai është shpallur “non grata”.

“Unë nxirrja Shqipërinë në rrugë dhe në shesh dhe ato zgjedhje nuk i pranoja. Lul Basha i çertifikoi. E thirra në zyrë, i thashë janë tre faktorë. Janë shkelë këto tre kritere, janë disbuarsuar 91 milionë euro në 4600 familje nga thesari. U përdorën bandat, por mbi të gjitha patronazhistët, që reagoi dhe Transparency International. Në vend të nismin betejën, ky i çertifikoi.

Mua më pyetën në fund të fushatës, çfarë mendon ti për një koalicion. Kategorikisht kundër. Më pyetën të huajt. Sigurisht, 100% nga ai.

Pyetja tjetër, të thuash nuk e pranoj, është një përgjigje. Të thuash nuk do të mund të bëhet, do të thotë do t’i kundërvihem me të gjithë mjetet. Këtë përgjigjen e dytë morën nga unë. Unë e konsideroj fatkeqësi të madhe.

Tre jave pasi humbi PD zgjedhjet, unë shpallem non-grata, sepse duhej hapur rruga që ky të shkonte në qeveri”, tha Berisha./albeu.com/