Sali Berisha foltore me shqiptarët e Londrës: Edi Rama kryeson kupolën e hajdutëve që po shkreton vendin

Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një bashkëbisedim virtual me shqiptarët e Londrës.

Ai u ndal te ngjarjet e fundit që tronditën vendin, nga masakra e Don Boskos ku mbeti një e vrarë dhe 5 të plagosur e deri te arrestimi i nënës lehonë në Shkodër.

Berisha tha se në Shqipëri ligji nuk ekziston për shqiptarët dhe liritë e tyre janë të nëpërkëmbura.

Berisha: Ana tjetër është çfarë ndodh me pasuritë, financat dhe buxhetin e tyre. Sot buxheti i shqiptarëve në masën 80-90% vidhet nga kjo qeveri. I gjithë buxheti shpërdorohet, vidhet nga sekti i Rilindjes dhe shqiptarët zhyten çdo vit e më shumë në varfëri. Zinxhiri i vjedhjeve të tyre nuk ka të ndalur. Pasuritë publike janë sot një mallkim për shqiptarët, nuk prodhojnë të mira. Gara e hapur është zëvendësuar me prokurimin sekret. Janë rritur me 25 herë krahasuar me vitin 2013 prokurimet sekrete. Edi Rama e kryeson vetë këtë kupolë hajdutësh që po shkreton dhe varfëron çdo ditë shqiptarët.

/Albeu.com/