Sali Berisha është Sali Berisha

Nga; Agron Gjekmarkaj

Tani pas fjalimit poetiko panegjerik shtrëngohem t’i jap një përgjigje !

Partia nga vjen Petrua është parti europiane se u themelua me 8 Nëntor 1941 dhe gjatë gjithë ekzistencës së saj u përqafua me Europën ! Pastaj nga mitra e përgjakur e Partisë së Punës doli PS që vuajti shumë të marrë kthesat!

Ju folët për Sali Berishën duke e nënkuptuar !

Më kujtohet një poezi e Vinçens Prenushit, i cili u drejtohet detraktorve, dhunuesve “ Qiellin a ma merrni dot” pasi ja morën të gjitha atij i mbeti qielli një metaforë kjo që josh”

Diatrribat e mia me Sali Berishën kanë qenë publike , nuk kam asgjë për t’u fshehur dhe nuk jam nga ata që ju ik përgjeqësive të mia.

Po me forcën e pushtetit ju mund t’i merrni shumëçka Sali Berishës, po nuk i merrni dot emrin, si themelues i Pluralizmit, si njeriu që rrezoi partinë tënde dhe diktaturën për të futur Shqipërinë në stinën e lirisë dhe shtetit të së drejtës, gjë që na lejon sot të flasim për Europën!

Ishte Sali Berisha që e futi Shqipërinë në NATO dhe e nxorri nga izolimi duke hequr vizat, ishte ai që solli Presidentin Bush në Shqipëri!

Mënyra se si ai u ndalua dhe arrestua në thyerje të nenit 73 të Kushetetutës e bën atë një të burgosur politik. Unë nuk po merrem me thelbin e procesit , le të merret drejtësia por jo duke i shërbyer pushtetit!

Pra Sali Berisha është Sali Berisha, në çdo rast, një ditë gjërat mund të ndryshojnë dhe se di a do keni kurajo për të pranuar evolimin e të vërtetave.

Pra Sali Berishës Petro qiellin nuk ja merrni dot !! Thjesht mos u ngut në tahmah!


Shtuar 16.04.2024 15:23