Ish-kryeminsitri i vendit Sali Berisha, ka konfirmuar se, me rikthimin e Donald Trump si president i SHBA, do të kërkojë anulimin e shpalljes së tij “non grata”.
Gjithashtu, ai theksoi se para se të ndërmarrë këtë veprim, do të konsultohet me juristë për të përcaktuar hapat që duhet të ndiqen.
Sali Berisha: Me rikthimin e Donald Trump padiskutim do të bëj përpjekjet e mia për anulimin e një vendimi korruptiv të bazuar në lobimin e Edi Ramës me qëllimin e vetëm likuidimin e opozitës në Shqipëri dhe dorëzimin e të gjitha pushteteve tek Edi Rama.
Kjo është evidente dhe e sanksionuar në një histori dokumentesh.
Para se t`i marr këto hapa, do të konsultohem me juristë se çfarë rruge me sugjerojnë ata për të ndjekur.
Tani nuk kam asnjë lloj problemi, kam përshëndetur vendimet e marra nga Donald Trump për të mos lejuar përdorimin e parave të taksapaguesve amerikanë kundër opozitave konservatore në botë, vendimin e tij, pse direktimin e tij kundër drejtësisë së korruptuar politike të krijuar në SHBA dhe ji vetëm, por edhe në vende aleate, largimin e një numri të madh, ndër të cilët më duhet të them edhe elementë të korruptuar në Shqipëri nga administrata e shtetit. Ka zhvillime pozitive.