Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka depozituar rekursin në Gjykatë. Tahiri kërkon pezullimin e dënimit me burg.
Njoftimi:
“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, më datë 26.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u depozitua dhe u regjistrua rekursi nr. 79, datë 26.04.2022, paraqitur nga i pandehuri S.T., ndaj vendimit nr. 03, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin u deklaruan fajtorë të pandehurit S.T. dhe J.Ç. për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal”.
Kujtojmë se Apeli i GJKKO, vendosi 5 vite heqje lirie për ish-ministrin e Brendshëm, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj 3.4 vite burg. Në një shpjegim të gjatë 280 faqesh Gjykata ka sqaruar se pse u vendos që Tahiri të burgosje.
Gjykata ka arsyetur se përgjimet e personave që flasin për Saimir Tahiri, janë prova pasi bashkëbisedimet e tyre janë të sinqerta pasi nuk kane dijeni që ata janë duke u përgjuar.
Ndër të tjera thuhet se nuk është e vërtetë që grupi Habilaj ka nisur aktivitetin kur Saimir Tahiri u bë ministër, por ky fakt u krijoi atyre lehtësira./albeu.com