Saimir Kodra: Do ju zbuloj një skandal të madh, kanë rënë pre edhe gjykatës e prokurorë!

Drejtuesi i emisionit ‘Stop’, Saimir Kodra, ka paralajmëruar se së shpejti do të bëjë publik një rast mashtrimi të madh.

Ky mashtrim sipas tij ka lidhje me bursat në Shqipëri, ku kanë rënë pre edhe gjykatës e prokurorë.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ për të folur për mashtruesit shqiptarë, Kodra u shpreh se ky mashtrim ka kapur vlerat 10 deri në 15 milionë Euro.

“Po finalizoj një histori, në Tiranë dhe Shqipëri kanë qenë para ca vitesh ca histori bursash. Po pres tani vetëm të gjej dëshmitarë. Shifra marramendëse, deri tani kam përshtypjen që duhet të jenë 10-15 milionë Euro. Kanë arritur deri në gjykatës e prokurorë që donin të investonin në bursë”

I pyetur nga Blendi Fevziu se si qytetarët ranë pre e mashtrimit, Saimir Kodra u shpreh: “Më jep paratë dhe unë kam brokerin tim në bursë që do luaj paratë e tua. Kishte bërë dhe një platformë false”.

Ndërkohë kujtojmë se ky nuk është rasti i parë i zbulimit të këtyre mashtrimeve të mëdha./albeu.com/

 

 


Shtuar 23.02.2022 09:12