Safet Gjici kërkon liri me kusht, mbahet sot seanca sot seanca për ish- kryebashkiakun e Kukësit

Ditën e sotme, në Gjykatën e Elbasanit do të mbahet seancë në lidhje me kërkesën e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici, për zbutjen e masës së sigurisë, pra lirimin me kusht.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, është dënuar me formë të prerë nga Apeli i GJKKO me 3 vite burgim, për “korrupsion pasiv”, pas skandalit seksual në zyrën e tij, i publikuar në qershor 2023.

Akuzat ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit

Safet Gjici, u arrestua më 24 qershor të vitit 2023, pas video-skandalit të regjistruar në zyrën e tij ku ai kryen marrëdhënie intime me një grua (Alma K).

Fillimisht më 7 shkurt të 2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e dënoi Gjicin me dy vite burg.

Por më 24 qershor 2024 Gykata e Posaçme e Apelit, e hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë për Safet Gjicin, duke e dënuar me 4 vite e 6 muaj burg, por falë gjykimit të shkurtuar atij iu zbrit 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 3 vite burg.

Ndërsa Alma Kaçi, u dënua me 1 vit heqje lirie.

Gjithashtu, Safet Gjicit iu hoq edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.


Shtuar 10.04.2025 08:58