Safet Bajri në dosjen me 7 atentate dhe 8 vikt*ima. Çështja doli nga arshiva e Krimeve të Rënda. Bajrit ju mor 4 herë analiza e ADN-së

Arrestimi i Safet Rustemit alias Bajrit dhe dy miqve të tij të ngushtë Astmer Bilali dhe Behar Bajri, lidhet me një dosje volumunize, ku brenda saj janë 7 atentate mafioze të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Vetëm 7 vite më pas nga ky krim, pas një vlerësimi tjetër të provave dhe kryerjes së analizave laboratorike të ADN-së dhe një seri informacionesh të mbledhura nga aplikacioni “Sky”, prokurorja Elida Kaçkini, u bind se autorë të vrasjes së Fatbash Licit, ishin pikërisht Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka mësuar se operacioni i kryer dy ditë më parë nga SPAK, bën fjalë për një dosje të nxjerë nga arshiva e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila prej disa vetesh e deri më tani ndodhej në arkivë, për shkak të moszbulimit të autorëve.

Në këtë dosje, bëhet fjalë për 7 atentate me 8 viktima të rregjistruara në 2018 në Shkodër, e cila ka mbëritur për moskopetencë nga Shkodra në Tiranë në muajin Nëntor 2018, duke bërë që dy prokurorë të Krimeve të Rënda, të angazhohen për identifikimin e autorëve.
Shkodra në këtë periudhë u “pushtua” nga vrasjet e njëpasnjëshme që kryenin dy klanet kriminale në qytet “Lici” dhe “Bajri”.
Në dosje janë bashkuar 7 ngjarje kriminale por shkëndija e parë që i vuri flakën Shkodrës, ishte sulmi me motobombë ndaj Lulzim Kullës në janar 2018 në tregun e Shkodrës, duke e plagosur atë. Një akt-terorist i pastër, i kryer ndaj anëtarit të familjes Lici. (Dhëndërit)

Më pas ngjarjet rrodhën me vrasjen Mehdi Kavajës në 18 qershor 2018. Dukë u pasur më tej me vrasjen në 15 korrik 2018 të ish-policit Boran Bërçana dhe gruas së tij, Silvi Ndoci.

Ndërkohë pas kësaj ngjarje në 10 Gusht vritet duke pirë kafe, Fatbardh Lici, dhe në 23 Gusht 2018 rrëmbehen dhe zhduken pa adrresë dy peshkatarët Agron Molla dhe Gëzim Hysa.

Saga e vrasjeve vijon me ekzekutimin në 1 shtator 2018 të Arjan Ferracakut dhe mandej në 14 nëntor 2018 vritet Fatos Ferracaku, kushëri i Arjan Ferracakut. Fatos Ferracaku u vra në mes të ditës, teksa po shiste peshk në lagjen “Rus” në Shkodër.

Kjo situatë detyroi kreun e prokurorisë së Shkodrës, të shpallte moskopetencën dhe kaluar për hetime të mëtejshme Krimeve të Rënda, pasi ngjarjet kriminale kishin ndodhur në kuadër të grupit kriminal.
Në kuadër të këtij htimi, për këtë çcështje Safet Bajrit i është marë 4 herë analiza e ADN-së, ku fillimisht në vitin 2019 i është marë në paraburgimin Nr. 302 në Tiranë, më pas në paraburgimin Nr.313 në Tiranë, e më tej në burgun e Fierit dhe e fundit herë në Shkodër


Shtuar 23.02.2025 14:59