I ftuar në këtë puntatë të “S’e luan Topi”, Sabjan Mejdini tregoi shumë detaje nga jeta e tij personale, që nga momentet më të vështira dhe deri tek karriera.
Që në nisje të intervistës, këngëtari i prekur tregoi se e ka ndërruar emrin vetëm që të ndiente se nëna e ndjerë ishte pranë tij.
“Kur fillova të kuptoja dhe të nxirrja videoklipin tim të parë nëna ime ndërroi jetë, ka vdekur ditën e tetë marsit. Dhe unë si vizionar që doja të dilja ndryshe. Nëna ime quhet Shabale si do ta bëja dhe thura një emër që funksionoi shumë bukur, që më ka shoqëruar deri tani. Nga Shabale në Sabjan”, u shpreh Sabjani.
“Kjo është një mënyrë që ta kisha pranë vetes gjatë gjithë kohës”, shtoi më tej këngëtari.
Që prej asaj dite këngëtari shprehet se çdo gjë ka shkuar siç duhet dhe se ka krijuar një karrierë të suksesshme e të bukur.