“Sa ka bërë gruaja ime për Bashën, s’ka bërë gruaja e tij”, Meta vijon akuzat ndaj kreut të PD-së

Që nga momenti i ndarjes së PD-së në dy fronte, në atë të Bashës dhe të Berishës, shumë figura të tjera politike në vend zgjodhën të pozicionoheshin në njërin krah.

Presidenti Ilir Meta i cili mbështet Berishën në këtë “betejë” ka vijuar akuzat ndaj Lulzim Bashës, ku thekson edhe kontributin e LSI-së në mbështetje të tij.

Meta shprehet se ai është personi i dytë pas Berishës që e ka mbështetur më së shumti Bashën, ndërsa bashkëshortja e tij dogji 19 mandate për të qenë krah PD-së.

“S’kam asgjë personale. Pas doktorit, për atë s’ka bërë njëri sa unë. Dhe sa ka bërë gruaja ime për të, s’ka bërë gruaja e tij. Kam frikë që ajo edhe votën s’ja ka dhënë. Gruaja ime i dha besën, dogji edhe 19 mandate që s’i kishte marrë ajo”, tha Meta./albeu.com


Shtuar 27.01.2022 09:42