Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme Kastriot Dervishi, ka zbuluar se në korrik të vitit 1990, ishin 6941 persona të regjistruar si informatorë të Sigurimit të Shtetit.
Dervishi ka bërë një përmbledhje në rang rrethi, duke zbuluar se Shkodra ishte rrethi me më shumë informatorë të regjistruar, plot 752 të tillë, ndërsa në vendin e dytë është Tirana me 625 informatorë.
Të dhënat ai i publikoi përmes një postimi në Facebook, postim që vjen në një kohë që vëmendja është te dosja e shtetasit me inicialet I.M, i cili ishte pjesë e ish-sigurimit dhe dyshimeve se bëhej fjalë për ish-presidentin Ilir Meta.
Postimi:
Numri i informatorëve të Sigurimit (gjithsej 6941 persona) sipas rretheve, në korrik 1990:
Berat: 213
Mat: 154
Durrës: 495
Elbasan: 352
Kolonjë: 119
Fier: 349
Gramsh: 89
Gjirokastër: 277
Korçë: 537
Krujë: 181
Kukës: 336
Lezhë: 140
Librazhd: 150
Lushnje: 230
Dibër: 311
Përmet: 117
Pogradec: 136
Pukë: 106
Mirditë: 178
Sarandë: 366
Skrapar: 70
Shkodër: 752
Tepelenë: 74
Tiranë: 625
Tropojë: 175
Vlorë: 335
Dega e 2-të (për ambasadat): 74