Sa i madh është rreziku? Bombardimet ruse shkaktojnë rrjedhje të amoniakut në një fabrikë kimike

Në qytetin Sumy të Ukrainës raportohet se ka pasur rrjedhje të amoniakut në një fabrikë kimike.

Guvernatori i rajonit tha se ishte shkaktuar nga bombardimet ruse dhe kishte paralajmëruar njerëzit në një rreze prej pesë kilometrash që të largoheshin nga zona.

Megjithatë, autoritetet kanë arritur të frenojnë rrjedhjen pas dy orësh, tha Dmytro Zhyvytskyy.

“Ekuipazhet e urgjencës po punojnë për të rregulluar renë e amoniakut. Nuk ka asnjë kërcënim për popullatën,” tha ai në Telegram./albeu.com


Shtuar 21.03.2022 08:22