Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka pranuar se disa anëtarë të aleancës u treguan “pak të ngadaltë” në ofrimin e mbështetjes për Shtetet e Bashkuara gjatë sulmeve ndaj Iranit.
Ai shtoi se pjesa më e madhe e aleatëve u habitën pak nga vendimet e papritura të SHBA-së.
Të lidhura
None found
Sipas Rutte, presidenti amerikan, Donald Trump kishte zgjedhur të mos informonte aleatët për planet e tij, për të ruajtur “elementin e befasisë” gjatë sulmeve të para.
Një veprim që, sipas tij, ishte i kuptueshëm në luftëra të tilla.
“Çfarë shoh sot nëpër Evropë është mbështetja e jashtëzakonshme që aleatët po i japin SHBA-së… duke siguruar që ushtria amerikane të ketë sukses në parandalimin e Iranit nga armatimi bërthamor”, tha ish-kryeministri holandez.
Ai shtoi se “aleatët po bëjnë gjithçka që kërkojnë Shtetet e Bashkuara” për të garantuar stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
Ndryshe, Trump në disa raste kishte kritikuar aleancën se nuk po e ndihmon SHBA-në në përballjen me Iranin.
