Rusia vlerëson reagimin “e matur” të SHBA-së ndaj incidentit të raketave polake

Kremlini vlerësoi të mërkurën përgjigjen “e matur” të Uashingtonit pasi një raketë ra në Poloni dhe presidenti i SHBA Joe Biden tha se ishte e pamundur që ajo të kishte ardhur nga Rusia.

“Në këtë rast, vëmendje duhet t’i kushtohet përgjigjes së matur dhe më profesionale nga pala amerikane,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Kjo ju referua deklaratare të presidentit Biden i cili u shpreh se nuk beson se sulmi kishte ardhur nga Rusia, ndërkohë që Peskov shtoi se përsa i përket incidentit në Poloni, Rusia nuk ka asnjë lidhje me të.

I pyetur nëse raketa ishte lëshuar nga Rusia, Biden tha se kishte informacion paraprak që e kundërshton atë, Biden tha se nuk ka gjasa që të jetë shkarkuar nga Rusia.

Presidenti polak Andrzej Duda gjithashtu bëri thirrje për qetësi, duke thënë se nuk kishte “prova të qarta” se nga erdhi raketa dhe se ai e shihte atë si një incident “të izoluar”.

Ministria ruse e mbrojtjes mohoi përgjegjësinë e Rusisë në shpërthimin vdekjeprurës.

“Fotografitë e rrënojave… u identifikuan pa mëdyshje nga ekspertët ushtarakë rusë si fragmente të një rakete të drejtuar kundërajrore të një sistemi ukrainas të mbrojtjes ajrore S-300. Sulme precize u kryen në objektiva vetëm në territorin e Ukrainës dhe në një distancë jo më të afërt se 35 kilometra nga kufiri ukrainas-polak”, tha ministria në një deklaratë.

Një raketë ra në Poloni pranë kufirit me Ukrainën të martën, duke vrarë dy persona. Incidenti erdhi ndërsa liderët botërorë u mblodhën për G20 në Bali, ku krerët e shteteve perëndimorë paralajmëruan që të mos nxirren përfundime të shpejta.


Shtuar 16.11.2022 12:28