Ministri i Jashtëm rus Sergei Lvrov është takuar me homologun e tij në Indi.
Pas takimit të tyre në Delhi, Lavrov vlerësoi Indinë që nuk e gjykoi konfliktin në Ukrainë në një “mënyrë të njëanshme”.
India nuk i është bashkuar dënimit të gjerë të pushtimit rus dhe është një blerës kryesor i armëve ruse.
Por homologu indian i Lavrov, Subrahmanyam Jaishankar, “theksoi rëndësinë e ndërprerjes së dhunës dhe përfundimit të armiqësive”.
Në ndjekjen e lidhjeve me Rusinë, India mund të kërkojë të gjejë mbështetje kundër Kinës, me të cilën u përfshi në një përplasje kufitare vdekjeprurëse në vitin 2020.
Duke i komplikuar gjërat, edhe Kina nuk ka dënuar veprimet e Rusisë në Ukrainë./albeu.com