Ministria ruse e mbrojtjes po paralajmëron banorët në Kiev që të lënë shtëpitë e tyre pasi planifikon të godasë objektivat në kryeqytetin ukrainas, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass.
Në një deklaratë të lëshuar pasditen e së martës, ministria e mbrojtjes tha se forcat ruse po përgatiten të ndërmarrin “sulme me precizion të lartë” kundër “Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe Qendrës së 72-të për Informacionin dhe Operacionet Psikologjike (PSO)” në Kiev.
Një gjë e tillë është e vështirë të ndodhë pasi populli ukrianas është më i vendosur se kurrë për të mos hapur rrugë agresorit rus.
Një paralajmërim i tillë dhe një rezistencë e popullit vendas do të sjellë një koas akoma më të madh në viktima.