Dailymail shkruan se me dekretin e Presidentit rus Vladimir Putin, është bërë rekrutimi i 35 mijë të burgosurve, përfshirë përdhunues, vrasës dhe shtatë kanibalë, të cilët janë dërguar në luftë në Ukrainë.
Rekrutët e rinj do të lirohen nga akuzat dhe të jetojnë të lirë nëse arrijnë të mbijetojnë luftës dhe fushëbetejave në Ukrainë.
Këtë javë, kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin, nga ushtria private e Putinit, vizitoi ish-kampin e të burgosurve Gulag në lindje të Siberisë. Synimi është rekrutimi i sa më shumë të burgosurve nga institucionet e tjera të vuajtjes së dënimit.
Nga informacionet e publikuara, dyshohet se Kremlini po i shfrytëzon të burgosurit si mish për top, ku shumë prej tyre kanë humbur jetën sa kanë mbërritur në fushëbetejë.
Mbi 40 të tjerë janë ekzekutuar për dezertim nga Wagner, njësinë speciale të cilën zakonisht Putin e përdor për të mbyllur “punët e pista”. që zakonisht Putini e angazhon për t’ia kryer punët e pista.
Rekrutimi i të burgosurve për vepra shumë të rënda penale, po shihet si një dëshmi se Rusisë po i mungon personeli profesionistë ushtarakë.
Kujtojmë se ushtria ruse ka pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në pajisje luftarake, duke u detyruar të shpallë mobilizimin e pjesshëm ushtarak, si dhe duke përfshirë në radhët e ushtrisë persona me precedentë të rëndë kriminal.