Rusia pas tërheqjes së trupave: Perëndimi u turpërua, e shkatërruam pa asnjë të shtënë

Ndërsa Moska njofton se po tërheq disa trupa nga kufiri ukrainas, vjen një reagimin nga ministria e jashtme e vendit.

Zëdhënësja Maria Zakharova shkroi në Telegram: “15 shkurt 2022 do të hyjë në histori si dita kur dështoi propaganda e luftës perëndimore. Ata janë turpëruar dhe shkatërruar pa u gjuajtur asnjë e shtënë”.

Kujtomë se zyrtarë amerikanë kishin paralajmëruar javën e kaluar se një pushtim rus i mundshëm mund të ndodhë sot.

Rusia ka grumbulluar trupa pranë kufijve të Ukrainës për muaj të tërë, por argumentoi se mund t’i lëvizte forcat e saj të armatosura kudo që të donte në territorin e vet./albeu.com


Shtuar 15.02.2022 10:22