Një tjetër goditje për komunitetin LGBTI të Rusisë pas vendimit të Vladimir Putin për të ndaluar me ligj njerëzit të ndryshojnë zyrtarisht ose mjekësisht gjininë e tyre.
Më konkretisht, ligji, i miratuar unanimisht nga të dyja dhomat e parlamentit, ndalon çdo “ndërhyrje mjekësore që synon ndryshimin e seksit të një personi”, si dhe ndalimin e ndryshimit të gjinisë së një personi në dokumentet zyrtare apo të dhënat publike. Përjashtim do të bëjnë vetëm ndërhyrjet mjekësore për trajtimin e anomalive kongjenitale.
Ai gjithashtu anulon martesat në të cilat një person ka “ndryshuar seksin” dhe ndalon transgjinorët të bëhen prindër birësues.
Ndalimi thuhet se rrjedh nga kryqëzata e Kremlinit për të mbrojtur “vlerat tradicionale” të vendit.
Ligjvënësit thonë se ligji synon të mbrojë Rusinë nga “ideologjia perëndimore antifamiljare”, ndërsa disa e përshkruajnë tranzicionin gjinor si “satanizëm të pastër”.
Goditja e Kremlinit ndaj personave LGBTI+ filloi një dekadë më parë, kur Putini së pari synoi “vlerat tradicionale të familjes”, të cilat mbështeten nga Kisha Ortodokse Ruse.
Në vitin 2013, Kremlini miratoi legjislacionin që ndalonte çdo mbështetje publike të “marrëdhënieve seksuale jo tradicionale” midis të miturve.
Në vitin 2020, Putin shtyu reformën kushtetuese që ndalonte martesat e të njëjtit seks dhe vitin e kaluar nënshkroi një ligj që ndalonte “marrëdhëniet seksuale jo tradicionale” midis të rriturve.