Rusia mizore, shkatërron me sulm ajror spitalin e fëmijëve në Mariupol (VIDEO)

Rusia ka shkatërruar një spital për fëmijë në qytetin port të rrethuar të Mariupolit në juglindje të Ukrainës, ka pohuar këshilli i qytetit në një postim në Facebook.

Në një deklaratë të lëshuar sot pasdite, zyrtarët pretenduan se “forcat pushtuese ruse kanë hedhur disa bomba në spitalin e fëmijëve. Shkatërrimi është kolosal”.

Këshilli shtoi se nuk e di ende numrin e saktë të viktimave, por kreu i administratës ushtarake rajonale, Pavlo Kyrylenko, tha në një video në Facebook se të plagosurit në sulm po evakuohen në spitalin më të afërt./albeu.com

 


Shtuar 9.03.2022 16:27