Rusia është larguar nga Këshilli i Evropës, një organizatë mbikqyrëse e të drejtave të njeriut me bazë në Strasburg.
Pyotr Tolstoy, kreu i delegacionit rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit, tha në kanalin e tij Telegram se ai kishte dorëzuar një letër nga ministri i Jashtëm Sergei Lavrov ku njoftonte vendimin e Moskës.
Këshilli i Evropës kishte pezulluar Rusinë më 25 shkurt, një ditë pasi ajo pushtoi Ukrainën. Të hënën, kryeministri ukrainas Denys Shmygal i kishte kërkuar Këshillit të dëbonte Rusinë.