Rusia kërcënon hapur me luftë Perëndimin: Nëse bëni këtë veprim, jeni në shënjestër (VIDEO)

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov në një deklaratë të publikur së fundmi, ka kërcënuar se të gjithë shtetet që mund të transportojnë armë në Ukrainë, do të cilësohen si shënjestra ushtarake.

“Ne e kemi bërë shumë të qartë se çdo ngarkesë që do të hyjë në territorin e Ukrainës, të cilën ne do ta konsiderojmë … armë, do të bëhet një objektiv legjitim,” thuhet se i tha ai kanalit televiziv shtetëror RT.

Një numër vendesh të NATO-s kanë premtuar ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke filluar nga dronët deri te raketat antitank.

Lavrov tha se sistemet e mbrojtjes raketore sovjetike dhe ruse, të cilat janë në dispozicion të disa vendeve të NATO-s, nuk mund të transferohen ligjërisht në vendet e treta, sipas TASS.