Rusia do të tërhiqet nga OBT dhe OBSH

Qeveria ruse po shqyrton tërheqjen nga një sërë organizatash ndërkombëtare, duke përfshirë Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), pasi këto kanë neglizhuar detyrimet ndaj Rusisë.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Dumës ruse, Pyotr Tolstoy i cili është shprehur se këto dy organizata ndërkombëtare nuk kanë përmbushur detyrimet.

“Partnerët tanë të mëparshëm perëndimorë, në fakt, nuk kanë përmbushur një sërë detyrimesh duke përfshirë sanksionet e paligjshme kundër rezervave valutore të Rusisë, aseteve të popullit rus dhe tregtisë. Nga këndvështrimi ynë, ne nuk duam të respektojmë gjithashtu detyrimet. Këto detyrime ekzistojnë në ligjin tonë për 30 vjet, kështu që ne po planifikojmë të kemi komisione përkatëse në parlamentin tonë për të analizuar dokumentet ligjore të atyre organizatave ndërkombëtare, për të parë nëse ato përmbushin interesin aktual të Rusisë”.

Disa anëtarë të OBT-së, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Europian dhe Japoninë, revokuan statusin tregtar të “kombit më të favorizuar” të Rusisë, pas agresionit në Ukrainë. Disa vende vendosën sanksione kundër Rusisë kryesisht në fushën ekonomike. Në përgjigje të këtyre, Rusia po diskuton të tërhiqet nga organizata tregtare.

“Këto embargo tregtare dhe sanksione të paligjshme kundër Rusisë bien ndesh me rregullat e OBT-së, po kështu edhe masat për të mbyllur tregjet ndaj produkteve ruse. Duke folur për tërheqjen nga OBT, e keqja për Rusinë është se çmimet e disa kategorive të mallrave do të rriten, por e mira është se ne nuk do të prekemi nga tregu ndërkombëtar. Në një farë mase, ne mund të stabilizojmë ekonominë dhe monedhën vendase, që do të jetë një avantazh i madh për zhvillimin ekonomik të Rusisë”.

Rusia do të vazhdojë me diskutimet e tyre në një mënyrë që të mos dëmtojë interesat e të tjerëve, ose të shkaktojë dëme, por në të njëjtën kohë të lejojë vendin të zhvillohet pa asnjë lloj kufizimi, veçanërisht kufizim politik./albeu.com


Shtuar 25.05.2022 22:04

Tags: , ,