Rusia: Do qëllojmë automjetet e SHBA dhe NATO-s që kapen duke transportuar armë në Ukrainë

Rusia ka deklaruar se të gjitha automjete ushtarake amerikane dhe ato të NATO-s që transportojnë armë në territorin ukrainas do të konsiderohen si shënjestra legale ushtarake.

Lajmin e bëri të ditur zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Duke folur në një intervistë me agjencinë shtetërore ruse të lajmeve Tass, Ryabkov tha: “Ne po paralajmërojmë se transportet e armëve SHBA-Nato nëpër territorin ukrainas do të konsiderohen nga ne si objektiva ushtarakë të ligjshëm.

Ne po i bëjmë amerikanët dhe perëndimorët e tjerë të kuptojnë se përpjekjet për të ngadalësuar operacionin tonë special, për të shkaktuar dëme maksimale në kontingjentet dhe formacionet ruse të DPR dhe LPR (Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk) do të shtypen ashpër.”/albeu.com/