Rusia bën bilancin: Goditëm 315 objektiva sot në Ukrainë

Agresioni rus mbi Ukrainë duket se nuk ka të ndalur.

Vetëm gjatë natës, raportohet të jenë goditur 315 objektiva të ushtrisë ukrainase me raketa.

Lajmin e bëri të ditur media shtetërore ruse.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se kishte shkatërruar katër depo armësh dhe pajisjesh ushtarake në Ukrainë gjatë natës me raketa Iskander, një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi, raporton agjencia e lajmeve TASS.

“Raketat e lëshuara nga ajri me precizion të lartë shkatërruan 16 objekte ushtarake ukrainase gjatë natës,” tha zëdhënësi i ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov. Ai shtoi se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan dy avionë luftarak ukrainas.