Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, përmes një postimi në Twitter, ka dënuar aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës, nga Rusia.
“Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara.
Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së ?? dhe ligjit ndërkombëtar”, shkruan Xhaçka./albeu.com