rusi-ukraine Archives - Albeu.com

Zyrtarët perëndimorë: Mundësitë e prodhimit të municioneve të Rusisë nuk përmbushin nevojat e luftës me Ukrainën
Rusia nuk ka prodhim të mjaftueshëm vendas të municioneve për të përmbushur nevojat e luftës në Ukrainë, thanë sot zyrtarët perëndimorë në kushte anonimiteti.

Industria ruse e mbrojtjes po përballet me ndikimin e sanksioneve, thanë zyrtarët, duke shtuar se paaftësia e vendit për të hyrë në komponentët perëndimorë po ndikon aftësinë e saj për të prodhuar sisteme të reja dhe për të riparuar të vjetrat.

“Mundësitë e prodhimit të municioneve vendase të Rusisë janë përkohësisht joefektive për të përmbushur nevojat e luftës në Ukrainë”, thanë zyrtarët perëndimorë.

“Sanksionet po godasin rëndë kompleksin ushtarak-industrial të Rusisë, duke shkaktuar vonesa serioze dhe tejkalime të kostove”, shtuan ata.

Informimi i zyrtarëve perëndimorë për situatën vjen pasi lufta në Ukrainë hyn në vitin e tretë, teksa Rusia mori kontrollin e qytetit ukrainas Avdiivka dhe mes paralajmërimeve se Ukrainës po i mbarojnë municionet.

The post Zyrtarët perëndimorë: Mundësitë e prodhimit të municioneve të Rusisë nuk përmbushin nevojat e luftës me Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Rusia sulmon sërish Ukrainën, tre të vrarë dhe disa të plagosur
Rusia i ka shpeshtuar sulmet në disa rajone të Ukrainës të martën, duke i vrarë së paku tre njerëz dhe duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e energjisë, thanë zyrtarët ukrainas.

Një burrë 64-vjeçar u vra nga bombardimet ruse në qytetin jugor, Nikopol, mëngjesin e së martës, tha Serhiy Lyask, guvernatori i rajonit Dnipropetrovsk, duke shtuar se u dëmtua edhe një shtëpi private.

Në rajonin jugor Herson, një burrë 83-vjeçar u vra nga bombardimet mbi fshatin Leviv mëngjesin e së martës, tha guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin. Ai shtoi se dy civilë u plagosën në këtë rajon nga sulmet e djeshme.

Disa njerëz u plagosën nga bombardimet ruse në rajonet Zaporizhja dhe Donjeck, thanë autoritetet.

Të martën, Rusia kreu sulme me dronë në rajonin Dnipropetrovsk për ditën e dytë radhazi, duke e shënjestëruar infrastrukturën e energjisë, tha Lysak.

“Mbrojtja jonë i rrëzoi 10 dronë mbi qytetin Dnipro”, shkroi Lysak në Telegram.

“Por objektet e energjisë u goditën disa herë në këtë qytet, dhe si pasojë shpërtheu një zjarr”, shtoi ai.

Kompania më e madhe energjetike e Ukrainës, DTEK, tha se termocentralet pësuan dëme të mëdha gjatë sulmeve, por nuk ka viktima.

Kryetari i Dnipro, Borys Filatov, tha se shkollat u mbyllën në një lagje dhe se një spital u evakuua para një moti të ftohtë që pritet ta godasë këtë pjesë, i cili do ta rriste trysninë ndaj rrjetit elektrik.

Me gati një milion banorë, Dnipro është qyteti i katërt më i madh i Ukrainës.

Lysak tha se punëtorët e kanë kthyer furnizimin me rrymë në qytezën e vogël Pavlohard, në jug të Dnipros, e cila ishte sulmuar nga dronët rusë një ditë më parë.

Mbrojtja Ajrore e Ukrainës tha se i ka rrëzuar 16 nga 23 dronët me të cilët Rusia i sulmoi të martën rajonet Dnipropetrovsk, Zaporizhja dhe Herson.

The post Rusia sulmon sërish Ukrainën, tre të vrarë dhe disa të plagosur appeared first on Albeu.com.

Rusia po shqyrton konfiskimin e pasurisë së atyre që “shpifin” për ushtrinë
Parlamenti rus filloi sot shqyrtimin e një projektligji që do t’i jepte shtetit fuqinë për të konfiskuar pronën e njerëzve të akuzuar për shpifje ndaj ushtrisë ruse ose nëse bëjnë thirrje publike për veprime që minojnë sigurinë e shtetit.

Ky veprim është krahasuar me retorikën e diktatorit Josif Stalin dhe mund të ketë ndikim te mijëra rusë që kanë folur kundër ndërhyrjes ushtarake së Moskës në Ukrainë.

Kritika për “operacionin special ushtarak”, siç e quan Moska luftën në Ukrainë, është cilësuar si një krim në Rusi që kur filloi pothuajse dy vjet më parë, por projektligji i ri synon t’i bëjë dënimet edhe më të ashpra.

Për shembull, do të lejonte shtetin të konfiskonte pronat e rusëve që janë larguar nga vendi dhe kanë kritikuar luftën, por vazhdojnë të mbështeten në të ardhurat nga dhënia me qira e shtëpive ose apartamenteve të tyre në Rusi.

Kryetari i Dumës së Shtetit, dhoma e ulët e parlamentit rus, Vychislav Volodin, një aleat i ngushtë i Putinit, tha: “Të gjithë ata që përpiqen të shkatërrojnë Rusinë, e tradhtojnë atë, duhet të ndëshkohen në përputhje me rrethanat dhe t’i kthejnë dëmet vendit në formën e pronës së tyre,” tha ai duke shpallur prezantimin e projektligjit.

The post Rusia po shqyrton konfiskimin e pasurisë së atyre që “shpifin” për ushtrinë appeared first on Albeu.com.

Zelensky: Në 5 ditë janë lëshuar mbi Ukrainën 500 raketa dhe dronë rusë
Rusia ka lëshuar mbi 500 raketa dhe dronë mbi Ukrainë në pesë ditët e fundit. Konfirmimi u bë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbrëmjen e djeshme në rrjetin social X.

“Në pak ditë, nga 29 dhjetori e deri më sot, Rusia ka përdorur rreth 300 raketa dhe mbi 200 drone ‘Shahed’ kundër Ukrainës”, thuhet në mesazh.

“Para Ukrainës, asnjë vend në botë nuk kishte arritur të zmbrapste me sukses sulme të tilla të kombinuara me përdorimin e dronëve dhe raketave, duke përfshirë raketat balistike të lëshuara nga ajri. Vetëm sot 10 Kinzhal u rrëzuan”, nënvizoi Zelensky, duke iu referuar raketave hipersonike ruse.

Shpërthime të forta u dëgjuan mbrëmë në Sevastopol, në Krimenë e pushtuar, raporton Ukrinform. Nga ana e tij, kreu i administratës pro-ruse të gadishullit, Mikhail Razvozhaev, tha se një raketë u rrëzua në afërsi të Sevastopolit, duke shtuar se nuk ka dëme në infrastrukturë.

Po mbrëmjen e djeshme një raketë ruse goditi një nga shkollat ​​në distriktin Osnovyansk të Kharkiv, në veri-lindje të Ukrainës, raportoi radioja zyrtare ukrainase Suspline në Telegram. Pas sulmit, thuhet në mesazh, një pjesë e ndërtesës dykatëshe u shemb. Raketa dëmtoi gjithashtu të paktën tre shtëpi pranë shkollës.

Udhëheqësit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kanë dënuar ashpër bombardimet e fundit ruse në territorin e Ukrainës dhe kanë bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftës.

Presidenti aktual i OSBE-së, ministri i jashtëm i Maltës, Jan Borg dhe sekretarja e përgjithshme e organizatës, Helga Maria Schmid, vunë në dukje në një deklaratë të përbashkët se viti i ri “ka nisur në një mënyrë dëshpëruese, në të njëjtën mënyrë ku përfundoi i fundit.

Vdekja dhe shkatërrimi kanë vjedhur jetën e grave, burrave, djemve dhe vajzave dhe kanë shkatërruar infrastrukturën thelbësore.”

“Çdo ditë janë civilët ata që paguajnë vazhdimisht çmimin e këtij konflikti të tmerrshëm. Ata kurrë nuk duhet të jenë viktima të sulmeve vdekjeprurëse me dron dhe raketa.

Së bashku, ne dënojmë në termat më të fortë të mundshëm këto sulme të vazhdueshme dhe kërkojmë urgjentisht një t’i jepet fund dhunës së pandërprerë që vetëm propagandon një rreth vicioz mjerimi dhe vuajtjeje. Ne kërkojmë që kjo luftë të përfundojë tani”, thuhet më tej në mesazh.

Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord me qeverinë e Kievit për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës, gjithashtu në dritën e sulmit të djeshëm me raketa ruse në Kiev me raketa hipersonike Kinzhal. Kjo u bë e ditur nga këshilltari presidencial ukrainas Andry Yermak në Telegram, pas një bisede telefonike me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Kievi dhe Uashingtoni ranë dakord gjithashtu për “hapat e koordinuar për zbatimin e planeve të bashkëpunimit ukrainas-amerikan për vitin 2024 në të gjitha drejtimet, përfshirë në fushën e sigurisë kombëtare”.

The post Zelensky: Në 5 ditë janë lëshuar mbi Ukrainën 500 raketa dhe dronë rusë appeared first on Albeu.com.

Rusia bombardon aksidentalisht një fshat të vetin
Një guvernator rus ka thënë të mërkurën se e ka urdhëruar rindërtimin e nëntë shtëpive në një fshat rus, i cili u bombardua aksidentalisht nga një avion ushtarak rus.

Incidenti ndodhi të martën, kur agjencia ruse e lajmeve, RIA, e citoi Ministrinë e Mbrojtjes duke raportuar për “shkarkimin jonormal të municionit nga avioni ushtarak” mbi fshatin Petropovlovka në jug të rajonit Voronezh.

Guvernatori Alexander Gusev tha se nëntë shtëpi do të rindërtohen sa më shpejt, dhe se dëme kanë pësuar edhe një shkollë lokale, një qendër arti dhe një ndërtesë administrative.

Nuk u raportua për të vrarë, por katër njerëz kërkuan ndihmë për lëndime të vogla, tha ai.

Pesë vetura dhe një traktor janë dëmtuar, po ashtu, dhe se pronarët e tyre do të marrin dëmshpërblim, sipas tij.

“Asnjë banor nuk do të ngelë pa ndihma. Ne do t’i mbështesim të gjithë sa më shpejt”, tha Gusev.

Autoritetet ruse nuk treguan se çfarë e shkaktoi këtë incident. Derisa dëmi ishte i kufizuar, incidenti e turpëroi ushtrinë ruse dhe ndodhi në një kohë kur rajonet jugore të Rusisë në kufi me Ukrainën janë të alarmuara nga bombardimet.

Gjatë periudhës së Vitit të Ri, Rusia kreu sulmet më të mëdha raketore dhe me dronë në Ukrainë, prej se e nisi pushtimin e saj në shkurt 2022.

Të shtunën, 25 njerëz u vranë në Belgorod, në afërsi të kufirit, në sulmin më vdekjeprurës ukrainas në Rusi, thanë zyrtarët.

The post Rusia bombardon aksidentalisht një fshat të vetin appeared first on Albeu.com.

Rritet bilanci i të vdekurve si pasojë e sulmeve ajrore ruse
Tetë persona mbetën të plagosur si pasojë e sulmeve ajrore ruse në qendër Kharkivit të shtunën, të cilat goditën një qendër mjekësore, blloqe banimi dhe ndërtesa të tjera civile, njoftoi guvernatori i këtij rajoni.

Numri i personave që humbën jetën si pasojë e sulmit më të madh ajror të Rusisë ndaj Ukrainës shkoi në 39 të shtunën, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të pastrojnë rrënojat që lanë pas goditjet, tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy.

Rusia goditi me 158 raketa dhe dronë disa qytete dhe fshatrea anembanë Ukrainës të premten, në atë që zyrtarët ukrainas e cilësuan si sulmin më të rëndë ajror që nga fillimi i luftës në shkurt 2022.

“Pothuajse 120 qytete dhe fshatra, qindra objekte civile kanë pësuar dëme”, tha zoti Zelenskiy në aplikacionin Telegram.

Presidenti ukrainas tha se 39 persona u vranë dhe 159 të tjerë u plagosën në sulmet që përfshinin lloje të ndryshme të raketave balistike dhe dronë të prodhuar nga Irani. Mbrojtja ajrore e Ukrainës tha se arriti të rrëzonte 87 raketa ruse dhe mbi 30 dronë.

Në kryeqytetin Kiev u vranë të paktën 16 njerëz, numri më i madh i të vdekurve civilë në qytet gjatë gati 22 muajve luftimesh, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko. Qyteti shpalli 1 janarin ditë zie për të nderuar viktimat.

Kryebashkiaku Klitschko tha se ekipet e shpëtimit po vazhdonin kërkimet në rrënojat në Kiev, ku u goditën një magazinë dhe disa ndërtesa banimi dhe tregtare.

Operacionet e ekipeve të shpëtimit vazhduan në qytete dhe fshatra të tjera në qendër, jug dhe perëndim të vendit, thanë zyrtarët lokalë.

Autoritetet lokale nxituan të bëjnë të mundur riparimin e mijëra xhamave të thyer në ndërtesat e banimit dhe rivendosjen e ngrohjes.

Moti është i ngrohtë në pjesën më të madhe të Ukrainës me temperatura që lëvizin rreth 4 Celsius, diçka jo e zakontë në këtë stinë për Ukrainën.

Megjithatë, sinoptikanët presin një ulje të temperaturave në zero gjatë javës së ardhshme.

The post Rritet bilanci i të vdekurve si pasojë e sulmeve ajrore ruse appeared first on Albeu.com.

Erdogan: Marrëveshja e grurit Rusi-Ukrainë mund të zgjatet
Një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia që lejon eksportet e grurit të largohen në mënyrë të sigurt nga Ukraina mund të zgjatet, ka thënë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Ankaraja po punon për të zgjatur marrëveshjen, e cila përfundon më 19 nëntor, me një vit, tha ai në G20.

Marrëveshja ka lejuar afro 11 milionë tonë drithë të hyjnë në tregjet globale, sipas Erdogan.

Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj të ushqimit në botë. Kur Rusia pushtoi Ukrainën, eksportet u bllokuan dhe kjo bëri që çmimet e ushqimeve të rriteshin në mbarë botën.

The post Erdogan: Marrëveshja e grurit Rusi-Ukrainë mund të zgjatet appeared first on Albeu.com.

Putin nxjerr në fushëbetejë “engjëjt e vdekjes”, skuadra elitare e piloteve vajza që do bombardojnë Ukrainën (VIDEO)
RUSI- Lufta në Ukrainë ka hyrë në një fazë të re që pritet të jetë e ashpër dhe me sulme frontale. Kështu presidenti rus Vladimir Putin ka marrë masa duke nxjerrë në fushëbeteje “ëngjëjt e vdekjes”, një grup pilotesh vazja të cilat sapo kanë dalë nga Akademia Ushtarake. Ato u panë në një paradë në Krasnodar pasi u diplomuan në Shkollën e Lartë të Aviacionit Ushtarak Serov.

Ato quhen “Engjëjt e vdekjes” pasi janë trajnuar në përdorimin e bombarduesve bërthamorë dhe avionëve transportues. Sergei Shoigu, ministri i Mbrojtjes, tha se Rusia po vazhdon traditën e lavdishme.

The post Putin nxjerr në fushëbetejë “engjëjt e vdekjes”, skuadra elitare e piloteve vajza që do bombardojnë Ukrainën (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Këshilltari i Erdogan: Një takim mes Zelenskyyt dhe Putin është i pamundur për momentin
Një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Vladimir Zelensky nuk është ende i mundur, megjithëse propozimi i liderit turk Rexhep Taip Erdogan për të organizuar bisedimet e tyre në vendin e tij mbetet në fuqi, tha kryekëshilltari i presidentit turk Ibrahim Kalin.

“Propozimi i presidentit tonë është ende në tavolinë”, theksoi Kalin.

Sipas Tass, Kalin tha se pas vendimit për të mbajtur referendume në republikat Popullore të Donetsk dhe Lugansk, si dhe në rajonet Zaporozhye dhe Kherson, Putin e shikon këtë perspektivë negativisht dhe pala ukrainase nga ana e saj tha “se nuk do të negociojë deri në fund të aneksimit”.

“Turqia është i vetmi vend që bën përpjekje për një zgjidhje paqësore në Ukrainë,” shtoi Kalin, duke shprehur mendimin se konflikti në Ukrainë ka të ngjarë të zvarritet.

Erdogan ka sugjeruar vazhdimisht Turqinë si një platformë për bisedimet mes presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës. Zgjidhja e krizës ukrainase dhe misioni ndërmjetësues i Ankarasë në këtë proces u diskutua në një takim mes Erdoganit dhe Putinit në Astana më 13 tetor.

The post Këshilltari i Erdogan: Një takim mes Zelenskyyt dhe Putin është i pamundur për momentin appeared first on Albeu.com.

Kim për agresionin e Putinit në Ukrainë: SHBA qëndron me Ukrainën, kufijtë s’janë fisha pazaresh
Sot Ukraina feston në hije ditën e Pavarësisë .

Pas 6 muajsh nga lufta , vjen një reagim nga Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.

Kim me anë të një një editoriali në faqen zyrtare të ambasadës, thekson se ka pasur reagim mbarëbotër ndaj luftës së Vladimir Putinit.

Sipas ambasadores, Shqipëria ka një rol të rëndësishëm për të luajtur si aleate e NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë posaçërisht krenare që kemi qenë bashkëpenëmbajtës

EDITORIALI

Ukraina, një vend i sulmuar nga Rusia prej vitit 2014, tashmë i ka qëndruar gjashtë muajve bombardimesh masive, rrethime qytetesh dhe mizori kundër popullit të saj. Ukraina po Lufton për të mbrojtur jo vetëm demokracinë e saj, por vetë mbijetesën si vend i pavarur.

24 gushti shënon 31-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës. Për fat të keq, kjo ditë shënon edhe gjashtë muaj që prej pushtimit të paprovokuar, të plotë të Ukrainës nga Rusia, një sulm kaq shokues për bashkësinë ndërkombëtare sa që u dënua tërësisht nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe nxiti dy vende të reja të kërkonin anëtarësim në Aleancën e NATO-s.

Duhet të mbetemi të bashkuar në mbështetjen tonë për sovranitetin, demokracinë dhe aspiratat europiane të Ukrainës. Agresioni rus i Ukrainës është një nga ngjarjet më me pasoja për Europën që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Forcat ruse kanë kryer krime lufte dhe mizori dhe lufta e tyre në Ukrainë do të ketë pasoja negative në pasigurinë ushqimore botërore dhe ekonominë globale për vite me radhë.

Reagimi mbarëbotëror ndaj luftës së Vladimir Putinit kundër Ukrainës ka qenë kaq i thellë dhe ka prekur aq shumë njerëz sepse në këtë luftë, kemi parë prova – thuajse të përditshme – të dhunës, shkatërrimit, rrënimit, dhe vdekjes.

Pasojat e luftës së Rusisë nuk kufizohen vetëm tek Ukraina. Agresioni i Rusisë ka përmbysur tregtinë globale të grurit, duke rrezikuar sigurinë ushqimore për shumë popullsi. Kriza aktuale po ashtu ka nxitur inflacionin dhe çmimet e pakicës anembanë botës. Shqipëria sigurisht nuk është vetëm teksa ndjen pasojat negative të luftës që ka zgjedhur të bëjë Rusia.

Si aleate në NATO dhe anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shqipëria ka një rol të rëndësishëm për të luajtur dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë posaçërisht krenare që kemi qenë bashkëpenëmbajtës me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së teksa i japim zë mbështetjes së bashkësisë ndërkombëtare për demokracinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Raportimet se zyrtarë rusë mbikëqyrin operacionet të ashtuquajtura ‘filtrimi,’ kombinuar me prova se forcat e tyre kanë marrë në pyetje, ndaluar, zhvendosur, ose deportuar me forcë miliona qytetarë ukrainas, përfshi fëmijë, kanë shkaktuar zemërim.

Të gjithë i kemi parë imazhet e pasojave të bombave ruse që godasin civilë të strehuar në shkolla, teatro e spitale. Mediat e pavarura dhe organizatat humanitare kanë dokumentuar ekzekutime në qytete si Bucha dhe Irpin, tortura të personelit në uniformë dhe civil, si dhe qytete të tëra si Mariupoli të shkëputura nga nevojat më bazë ndërkohë që përballen me rrënimin dhe pushtimin brutal.

Po ashtu ka prova se Rusia synon të tentojë aneksimin e territoreve të mëtejshme ukrainase me forcë, duke shpalosur kështu versionin e ‘udhëzimeve të aneksimit’ që pamë në vitin 2014, duke instaluar zyrtarë jolegjitimë të vetët për të organizuar referendume të shtirura për bashkim me Rusinë. Aneksimi me forcë do të ishte një shkelje shumë e rëndë e Kartës së OKB-së dhe ne nuk do ta lejojmë të ndodhë pa u sfiduar apo pa kosto. Asnjë shtet nuk duhet të jetë në gjendje të ndryshojë kufijtë e fqinjëve në mënyrë të njëanshme.

Mes gjithë këtyre vdekjeje dhe shkatërrimi, ukrainasit janë strehuar në bunkerë nën tokë, kanë rrezikuar jetët për të grumbulluar prova për mizoritë si dhe kanë luftuar – hera-herës rrugë më rrugë – për të mbajtur gjallë popullin, gjuhën, lirinë dhe identitetin. Qëndrueshmëria dhe ngulmimi i popullit të Ukrainës kanë frymëzuar botën për të mbështetur luftën e tyre për liri. Forcat e armatosura të Ukrainës kanë luftuar me trimëri për të mbrojtur vlera që të gjithë i kemi të shtrenjta.

Shtetet e Bashkuara po mbështesin një gamë hetimesh ndërkombëtare për mizoritë në Ukrainë. Kjo përfshin ato të kryera nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, Kombet e Bashkuara, dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të mbështetur gjykatat kombëtare kudo në botë që kanë juridiksion mbi individë të akuzuar për kryerjen e krimeve ndërkombëtare. Po ashtu, do të vazhdojmë të punojmë me bashkësinë ndërkombëtare për të ndihmuar Ukrainën të rindërtohet.

Ukraina i ka rezistuar sulmeve shkatërrimtare në toka bujqësore, transport dhe infrastrukturë magazinimi, duke penguar aftësinë e saj për të ushqyer qytetarët e vet dhe aq shumë të tjerë në botë. Në shumë raste, forcat ruse praktikisht i kanë djegur fushat e Ukrainës.

Fermerët ukrainas, të cilët dikur shpresonin për të korra rekord gjatë verës, tani rropaten për të zëvendësuar pajisjet e vjedhura dhe dëmtuara dhe luftojnë për të mbajtur familjet gjallë dhe komunitetet që t’ia dalin.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin të gjitha përpjekjet për të siguruar që ushqimi nga Ukraina të arrijë në tregjet botërore. Do të vazhdojmë të përdorim forume si G20 për t’i bërë presion Rusisë që t’i përmbahet marrëveshjes së fundit që lejon tranzitimin e ngarkesave në ushqime nga portet e Ukrainës në Detin e Zi. Me sulmin e pacipë të Rusisë mbi portin e Odesës vetëm 24 orë pas arritjes së marrëveshjes, së bashku me sulmet e vazhduara mbi infrastrukturën e transportit dhe bujqësore, trusnia ndërkombëtare për të zhbllokuar eksportet ushqimore të Ukrainës do të vazhdojnë të jenë kritike.

Pavarësisht kostove të stërmëdha që Vladimir Putin i ka shkaktuar Ukrainës dhe botës, sanksionet nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë synojnë ta detyrojnë Kremlinin të ndalë dhunën dhe po japin efekte në ekonominë ruse, e cila ka kërkuar ndërhyrje të paprecedenta (dhe të paqëndrueshme) nga Kremlini për të parandaluar dëme domethënëse.

Ekonomistët parashikojnë se, në pikëpamje afatgjatë, teksa sanksionet zgjerohen dhe shtrëngohen, qeverisë ruse do t’i mbarojnë taktikat bllokuese dhe kostoja e vërtetë e veprimeve të saj do të bëhet e qartë deri në dhimbje për popullin rus.

Faktet janë aty dhe kushdo mund t’i shohë. Kremlini ka dështuar të raportojë matrica makroekonomike kyçe për disa muaj tashmë. Pretendimet e Putinit se Rusia po ia dilte më mirë se BE-ja, shifrat faktike tregojnë të kundërtën, ku ekonomia ruse u kontraktua katër përqind në tremujorin e dytë të vitit 2022, ndërkohë që ekonomia e BE-së u rrit me atë përqindje. Rusia tashmë nuk ka arritur të bëjë dy pagesa borxhesh dhe ka dështuar në borxhin në valutë të huaj për herë të parë në më shumë se një shekull.

Sanksionet e bashkërenduara po ashtu kanë ngrirë më shumë se gjysmën e rezervave të Bankës Qendrore Ruse, para që Kremlini përndryshe do t’i përdorte për të financuar makinerinë e vet të luftës. Mungesa e qasjes në inpute të importuara dhe mallra të gatshme, sidomos mallra që nevojiten për teknologji të sofistikuara, ka krijuar ngecje dhe, me kalimin e kohës, do të pengojë më tej prodhimin, trasnportin dhe kredinë dhe, ç’është me rëndësi, prodhimin dhe mirëmbajtjen e makinerive ushtarake.

Teksa sanksionet vazhdojnë të degradojnë aftësitë e Putinit për luftë, forcat ukrainase po mbrojnë me sukses vendin e tyre dhe populli ukrainas është më i bashkuar se kurrë.

Që kur pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia filloi në shkurt, mbi 50 vende janë bashkuar me Shtetet e Bashkuara për të dërguar ndihmë sigurie në Ukrainë. Së bashku, po përshpejtojmë dërgesat e më shumë armëve që Ukraina po i përdor kaq efektshëm për të mbrojtur veten.

Shtetet e Bashkuara kanë përkushtuar afro 10 miliardë dollarë asistencë sigurie që kur Rusia filloi luftën e saj të paramenduar, të paprovokuar dhe brutale kundër Ukrainës më 24 shkurt. Kjo përfshin sisteme dhe municione artilerie, automjete të blinduara si dhe sisteme të përparuara mbrojtjeje ajrore për Ukrainën.

Si rezultat i qëndrueshmërisë së Ukrainës, mbi 2.6 milionë persona të zhvendosur janë kthyer në Ukrainë, mbi një e treta e atyre që ishin larguar fillimisht.

Shoqëria civile ukrainase ka zgjeruar përpjekjet e saj për përgjigje humanitare, duke organizuar ndihma dhe rindërtuar komunitete. Punonjësit e ndihmës, shumica e të cilëve janë ukrainas, funksionojnë në të gjitha 24 rajonet, duke arritur afro 12 milionë njerëz me ndihma. Shtetet e Bashkuara janë krenare t’i mbështesin përpjekjet e tyre me mbi 1.2 miliardë dollarë asistencë humanitare vetëm këtë vit.

Nga Main Street në sheshin Maidan, nga Kongresi në Concilium të BE-së, mbështetja e gjerë për Ukrainën ka demonstruar se sulmet e paprovokuara ndaj shteteve sovrane, të pavarura nuk kalojnë pa përgjigje dhe do të kenë një çmim shumë të lartë. Shtetet e Bashkaura dhe aleatët e partnerët tanë anembanë botës jemi më të bashkuar se kurrë.

Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë krah Ukrainës dhe të mbështesim luftën e saj për mbijetesë ndërkohë që punojmë për të forcuar sigurinë europiane dhe vlerat demokratike. Ne qëndrojmë me Ukrainën sepse kufijtë dhe furnizimet me ushqime nuk janë fisha pazaresh. Ne qëndrojmë me Ukrainën sepse të drejtat e njeriut janë të padiskutueshme. Ne qëndrojmë me Ukrainën sepse është gjëja e duhur.

The post Kim për agresionin e Putinit në Ukrainë: SHBA qëndron me Ukrainën, kufijtë s’janë fisha pazaresh appeared first on Albeu.com.