Ditën e sotme u organizua ceremonia e marrjes së detyrës së Drejtorit të ti të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut.
I pranishëm ishte ministri i brendshëm Bledi Çuçi i cili mbajti dhe fjalimin e tij para të ftuarve mirëpo ai që mungoi ishte ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Ndryshe nga 7 tetori i vitit 2021, ku Nano mori postin dhe u urua nga paraardhësi në detyrë, Ardi Veliu, sot Nano nuk ka kryer të njëjtën gjë.
Nuk dihet se çfarë ka ndikuar që Nano të mos jetë i pranishëm në ceremoni dhe të mos kalojë detyrën ashtu siç duhet te Rrumbullaku./albeu.com