Rrugorja e Tiranës me ‘dorë të hekurt’: 136 gjoba në 48 orët e fundit, 11 shoferë të arrestuar

Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 136 gjoba gjatë 48 orëve të fundit.

Me patrulla të pozicionuara në akset më problematike të kryeqytetit, me dronë monitorimi, kamera inteligjente dhe pika të shumta kontrolli shpejtësie, Policia Rrugore në 48 orët e fundit ka ngritur me karrotrec 17 mjete, për mungesë dokumentacioni, modifikime të paligjshme ose parkime të parregullta që pengonin qarkullimin.

Policia ka konstatuar 37 drejtues mjetesh nën ndikimin e alkoolit, të cilët përbënin rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë publike dhe u ndëshkuan sipas procedurës ligjore.

Ka vendosur 2758 masa administrative për parkime të gabuara, një fenomen i përhapur që vijon të krijojë vështirësi në qarkullimin e përditshëm;

Ka arrestuar ose proceduar penalisht 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale në fushën e qarkullimit rrugor.

Njoftimi:

Policia Rrugore e Tiranës
Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë vijuar me kontrolle të shtuara gjatë 48 orëve të fundit, me fokus të veçantë tek drejtuesit e automjeteve që nuk respektojnë radhën në trafik dhe kryejnë parakalime të rrezikshme.

Me patrulla të pozicionuara në akset më problematike të kryeqytetit, me dronë monitorimi, kamera inteligjente dhe pika të shumta kontrolli shpejtësie, Policia Rrugore në 48 orët e fundit:
• ka vendosur 136 masa administrative për mosrespektim të radhës dhe parakalime të rrezikshme, në zbatim të nenit 174/2/b, shkelje që shpesh janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve të rënda;
• ka ngritur me karrotrec 17 mjete, për mungesë dokumentacioni, modifikime të paligjshme ose parkime të parregullta që pengonin qarkullimin;
• ka konstatuar 37 drejtues mjetesh nën ndikimin e alkoolit, të cilët përbënin rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë publike dhe u ndëshkuan sipas procedurës ligjore;
• ka vendosur 2758 masa administrative për parkime të gabuara, një fenomen i përhapur që vijon të krijojë vështirësi në qarkullimin e përditshëm;
• ka arrestuar ose proceduar penalisht 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale në fushën e qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë përgjegjësi maksimale, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe sinjalistikën rrugore, dhe të shmangin çdo sjellje që cënon sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Policia Rrugore e Tiranës garanton se kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë, në të gjitha akset e kryeqytetit, ditë dhe natë, duke përdorur teknologji bashkëkohore dhe burime njerëzore, me synim krijimin e një qarkullimi më të sigurt, më të disiplinuar dhe më të qëndrueshëm për të gjithë.


Shtuar 7.12.2025 16:53