Rrugorët aksion në rrugët e Shqipëri: 11 shoferë në pranga, 39 patenta të pezulluara e 1445 gjoba në 24 orë (VIDEO)

Policia Rrugore vazhdon aksionin në rrugët e Shqipërisë për të parandaluar aksidentet rrugore dhe ndëshkuar shoferët cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 11 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

-Janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 23 për shpejtësi mbi normat e lejuara deri në 162 km/orë në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

-Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1445 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit/Siguria Rrugore, një ndër prioritetet kryesore. Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore, me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Edhe gjatë 24 orëve të fundit, gjatë kontrolleve intensive në të gjitha rrugët e vendit janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë, me alkoolin apo me përdorimin e celularit në timon, me mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe më keq akoma me drejtimin e automjetit, pa leje drejtimi.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 11 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

-Janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 23 për shpejtësi mbi normat e lejuara deri në 162 km/orë në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

-Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1445 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve: Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos përdorni celularin në timon, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, mbroni jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, respektoni rregullat e qarkullimit që të arrini të sigurtë në destinacion.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional. /albeu.com/

 


Shtuar 9.09.2021 15:49