“Rrugaç, hajdut”, momentet e sherrit për rinumërim e votave në Koçovë, shpërthen Maliqi

Lefter Maliqi është përplasur sot me përfaqësuesin e KQZ-së, Ylli Merkaj në Kolegjin Zgjedhor ku po mbahet seanca për rinumërimin e 18 kutive të Kuçovës.

Maliqi ka shpërthyer ndaj  përfaqësuesit të KQZ, Ylli Merkajn, duke i thënë rrugaç, hajdut, pasi  pretendon se nuk i janë vënë në dispozicion materialet e nevojshme nga KQZ.

Momentalisht seanca është ndërprerë dhe po i lihet kohë përfaqësueses së KQZ-së për të gjetur materialet.

18 kutitë e votimit të zgjedhjeve të 14 majit do të rinumërohen sërish për bashkinë e Kuçovës, në qarkun e Beratit. 4 grupe numërimi janë organizuar pranë kolegjit zgjedhor për rinumërimin e 18 kutive në bashkinë e Kuçovës.

Pala paditëse, avokati i kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, kërkoi mosfillimin e procesit te numërimit pasi pretendon se nuk janë procesverbalet e plota në kutinë e materialeve zgjedhore që tregojnë sa ka qenë numri total i votave dhe nëse përkon me numrin aktual të votave që gjenden në kuti.

/albeu.com/


Shtuar 30.06.2023 10:33