Ish-kryeministri Sali Berisha ashtu si çdo të premte ka dalë në një konference për mediat, ku ka folur për aksin rrugor Qukës – Qafë Pllocë, e cila sipas tij ka kaluar çdo afat.
Po ashtu ai shton rruga u prokurua me 73 milion euro, ndërsa me ardhjen e Ramës, deri më tani ajo rrugë ka kushtuar 225 milion euro.
Berisha: Ndërtimi i rrugës Qukës- Qafë Plloçë ka tejkaluar çdo afat kohor të ndërtimit të rrugëve në historinë e vendit. 43 km rrugë vazhdojnë prej 13 vitesh. Punimet për ndërtimin e rrugës filluan në vitin 2009. Rruga u prokurua për ndërtim me një tender ndërkombëtar me 73 milionë euro. Me ardhjen në pushtet të Ramës, me një akt absurd vendosi të anullojë ndërtimin e rrugës. Pasi traseja ishte shtrirë në 12 km, pasi financimi ishte i bankave të huaja dhe ishte i garantuar, ai nuk realizoi dot këtë bllokim, pasi detyrimet e Shqipërisë nga anullimi i të gjitha kontratave do ndëshkonte vendin. Rruga që duhet të përfundonte në 2014, vazhdon edhe sot në 2022 dhe shanse nuk ka që të përfundojë as këtë vit, por ndoshta në fund të vitit tjetër.
Nga 73 milionë euro që ishte fondi me të cilin u prokurua, deri më sot janë shpenzuar për ndërtimin e saj 225 milionë euro. Është një rrugë që kalon në një territor jo të vështirë, pa vepra madhore arti, tunele apo ura të gjata. Është mbitrefishuar çmimi gjer sot. Por kjo nuk mjafton. Zhvillimi i fundit në këtë rrugë: në Trebinjë të Mokrës, lotet që ndërtoheshin në drejtim të njeri tjetrit, na dalin me një disnivel 17 m. kjo nuk ndodh për faj të kompanive. Para se të nxirret në treg prokurimi, nxirret në treg projekti. Rruga nuk projektohet nga kompanitë që ndërtojnë, por nga kompanitë e projektimit. /albeu.com