Rruga Qukës-Qafë Plloçë, firmoset marrëveshja me Fondin Arab, kredi shtesë prej 49 mln dollarë

Nënshkruhet marrëveshja shtesë e huasë për projektin e ndërtimit të rrugës Qukës – Qafë Plloçë, nëpërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

“Marrëveshja shtesë synon plotësimin e financimit të nevojshëm për përfudnimin me sukses të këtij projekti me rendësi të veçantë, duke garantuar kështu rrugën më të shkurtër të ndërlidhjes midis kryeqytetit dhe zonave të juglindjes deri në kufi me Greqinë.

Ky përmirësim në infrastrukturë do të ndikojë në zhvillimin e biznesit të asaj zone dhe në rritjen e turizmit. Kjo marrëveshje përkon ehde me zhvillimin e sektorëve dhe objektivave strategjikë të vendit tonë.

Projekti është në zbatim dhe financohet me një hua e cila është nënshkruar më parë, në vlerën 25 milionë dollarë, akorduar nga Fondi Saudit për hvillim, dhe një hua tjetër nga banka islamike.

Ky fond që do të akorodohet nëpërmjet marrëveshjes së huasë, bën të mundur plotësimin e financimit të munguar, e cila do të jetë vazhdimi I rrugës me një gjatësi prej 43 .4 km, me dy korsi. Në termat financiarë, kjo marrëveshje ka terma lehtësuese, të cilat janë të pazakonta në kohët e sotme, kur jemi në kulmin e një krize, ku normat e interest janë më të larta se gjithë ditët e fundit. Kjo marrëveshje do të ketë afat zgjatje 25 vjet, me norme interesi lehtësuese 2% dhe për 5 vitet e para nuk ka pagesë principali”, deklaroi ministrja e Financave Delina Ibrahimaj./Monitor