Një aksident me pasojë 6 të plagosur, 2 prej tyre në gjendje të rëndë ndodhit ditën e djeshme në aksin Pogradec-Qafë Thanë.
Ky aks është kthyer në një makth për shoferët pasi numri i aksidenteve, edhe me pasoja fatale, ka qenë i lartë.
“Banorë, por edhe drejtues mjetesh jashtë kamerave ngrenë dyshime se në rrugë hidhet vaj. Ndërkohë nuk ka asgjë konkrete pasi në polici nuk ka asnjë denoncim. Shoferët ngrenë dyshime të forta se në rrugë hidhet vaj, por sipas policisë aksidentet nuk kanë qenë si pasojë e prezencës së vajit”, shkruan BW.
Në këtë aks policia patrullon gjatë gjithë kohës, por nuk ka konstatuar prezencë të vajit, por shoferët nga ana e tyre jashtë kamerave kanë thënë se vaji hidhet në orët e para të mëngjesit./Albeu.com/