Komisioni Evropian do të hapë të gjithë kapitujt e negociatave me Shqipërinë brenda muajit Qershor. Lajmi u bë i ditur nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë një konference të mbajtur në Bruksel, ku theksoi se Shqipëria ka përmbushur kushtet për të hyrë në një fazë të re të integrimi.
“Na duhet që të hapim një grup tjetër kapitujsh me Shqipërinë dhe kjo do të ndodhë në Qershor. Me këtë hap, ne do të kemi çelur të gjithë kapitujt e negociatave me vendin. Më pas nis procesi i mbylljes së kapitujve, që është po aq thelbësor.”
Komisionerja Kos foli me nota pozitive për përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit, duke e veçuar nga vendet e tjera të rajonit. Ajo vlerësoi reformat që po ndërmerren, si në nivel institucional, ashtu edhe në angazhimin qytetat “Unë gjithmonë insistoj që zgjerimi të bazohet në merita. Shqipëria po bën një punë të jashtëzakonshme. Me Edi Ramën kemi një marrëveshje: ky proces duhet të finalizohet si një martesë mes Shqipërisë dhe Evropës.”
Me hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave, Shqipëria hyn në fazën finale të procesit të anëtarësimit atë të mbylljes së kapitujve. Një rrugëtim që kërkon më shumë reforma, por që sipas Komisionit Evropian, tashmë ka hyrë në shinat e duhura.