Rrufeja godet Ujësjellësin e Shkodrës, lë pa ujë qytetin

Stacioni i pompave në zonën e Dobraçit është goditur nga rrufeja.

Si pasojë qyteti i Shkodrës ka mbetur pa ujë.

Prej orës tre të mëngjesit, ekipet e Ujësjellës Kanalizimeve dhe OSHEE-së po punojnë për të riparuar dëmin e shkaktuar.

Një pjesë e qytetit, duke qenë se ka ndodhur gjatë natës, dhe tubacionet e shpërndarjes së ujit kanë qenë të “karikuara” me ujë ka vijuar furnizimin deri në zbrazjen e plotë./Albeu.com/


Shtuar 29.08.2023 10:47

Tags: ,