Rrjedhja e listës së pagave, gjykata jep dënimin për zyrtarët e akuzuar

Gjykata ka dhënë dënimet për 4 zyrtarët që u akuzuan se nxorën listën e pagave të shtetasve shqiptarë.

Mësohet se nga 6 vite burg, dënimi u është konvertuar në 12 vite shërbim prove.

Gjykata dënoi me nga 32 muaj shërbim prove Eni Qirjakon, Klodian Sotën e Endri Ikonomin.

Ndërsa me 4 vite shërbim prove u dënua Andi Agaraj, i cili bashkë me 3 të akuzuarit e tjerë përfitoi gjykim të shkurtuar.

Kujtojmë se databaza e pagave të 690 mijë shqiptarëve u shit kundrejt një shpërblimi prej 20 mijë -30 mijë lekëve.

Të dhënat kaluan nga database e “Sistemit Cats” të drejtorisë së Tatimeve Tiranë përmes specialistes së IT Eni Qirjako dhe kolegut të saj Andi Agaraj.

Specialistja Eni Qirjako e punësuar pranë AKSHI-t ka marrë listën e pagave dhe ia ka kaluar kolegut të saj Andi Agaraj i cili më pas e ka shitur atë te përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, kundrejt pagesës prej 20-30 mijë lekësh.

DOSJA:

“Ne date 21.10.2020, liste pagesat e muajit shtator 2020. Ne date 25.11.2020 listë pagesat e muajit tetor 2020. Ne date 25.01.2021, liste pagesat e dhjetorit 2020. Ne date 24.02.2021 liste pagesa e janarit 2021. Me date 29.04.2021 listë pagesat e muajit mars dhe ne date 22.10.2021 liste pagesat e muajit shtator 2021. Keto te dhena i janë derguar nga adresa zyrtare e punes eni [email protected] ne adresen e andi agarai(@akshi.gov.al. Këto file sie rezulton nga këqyrja janě dërguar ne programin ëe transfer.

Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Andi Agaraj ushtron detyrën e specialistit te IT ne sektorin e rrjetit dhe infrastrukturës qe nga viti 2013 ne Drejtorin e Përgjithshme te Tatimeve Tirane. Nga aktet e administruara është konstatuar se shtetasi Andi Agaraj, te dhënat qe i kam marre nga shtetesia (kolegia Eni Qirjako, te nxjerra nga databasa e SISTEMIT CATS”, drejtorisë së përgjithsme të tatimeve ia ka dhënë Klodian Sotës.

Shtetasit Klodian Sota in ka dhene materialet e marra nga kolegia Enako ne te gjitha rastet kundrejt vleres 20.000 lekë sa herë i ka dhënë të dhënat e kërkuara.

Nga hetimi eshte konstat kato te dhena pasi shtetësia Eni Qirjako, ia kalonte me email ne programin ËETRANSFER i ka shkarkuar ne kompjuterin e tij te punes dhe pastaj i ka kopjuar ne CD, dhe ja ka derguar dotazi ne penudha te ndryshme kohore shtetasi Klodian Sota”

Gjithashtu nga veprimet hetimi eshte konstatuar me procesverbalin e sekuestrimit te dates 28.12.2021, policia gjyqesore i ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale shtetasit Klodian Sota nje “Hark Disk te jashtem, ne te cilin dyshohet se gjenden te gjitha te dhenat e pagave te nxjerra nga databasa c “SISTEMIT CATS”, Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve Tirane te marre nga shtetasi Andi Agaraj.

Gjithashtu nga aktet e administruara konstatohet se shtetasi Klodian Sota, te dhenat e pagave te nxjerra nga databasa e “SISTEMIT CATS të Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve Tirane, te marra nga shtetasi Andi Agaraj, punonjesi IT ne Drejtorin e Përgjithshme te Tatimeve, ja ka dhënë shtetasit Endri Ikonomi, kundrejt një shpërblim prej 20.000 deri ne 30,000 leke.

Ne vazhdimesi te kryerjes se veprimeve hetimore ne kuadër te këtij procedimi penal, ka dyshime se shtetasi Endri Ikonomi, mundet te dëmtojë prova te cilat kane te bejne me provueshmërinë e faktit penal objekt hetimi, ne keto rrethana eshte bere ndalimi i shtetasve”.