Rritja e temperaturave ka sjellë sot fluks të shtuar në pikën kufitare të Morinës, të kalimit të automjeteve që vijnë nga Kosova. Shqiptarët e Kosovës siç duket kanë zgjedhur bregdetin e Shqipërisë për të kaluar fundjavën.
Sipas raportimeve që në orët e para të mëngjesit, sportelet kufitare kanë funksionuar me kapacitet të plotë për të përballuar fluksin e kalimeve.
Ndërkohë autoritetet janë shprehur se falë marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës, procedurat janë përshpejtuar ndjeshëm, duke e bërë kalimin më të shpejtë dhe më të lehtë.
Lëvizja është zhvilluar në mënyrë të qetë, por me kontrolle të shtuara për të garantuar sigurinë dhe për të parandaluar çdo përpjekje për kalime të paligjshme.