Rritja e rasteve me fruth: Ekspertja apelon për vaksinimin e fëmijëve

Fruthi, një sëmundje shumë ngjitëse që mund të shkaktojë komplikacione serioze si pneumonia dhe encefalopatia, ka shënuar një rritje të rasteve në Shqipëri dhe Evropë.

Ekspertja e Shëndetit Publik, Rovena Daja, thekson se për të parandaluar shpërthimet e fruthit, është e domosdoshme një mbulesë vaksinale mbi 95%.

“Fruthi është një nga sëmundjet më ngjitëse. Nevojitet mbulesë vaksinale mbi 95 % për të evituar shpërthimet. Rastet e rritura në Shqipëri dhe Europë me fruthin lidhen me mungesën e vaksinimit. Prindërit refuzojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre për shkak të teorive të autorizimit. këto janë teori të gabuara dhe kanë rënë poshtë nga të gjitha studimet në të gjithë botën. Vaksina ndaj fruth rubeolës është e sigurt, nuk shkakton autizëm dhe është shumë efektive”.

Daja u bën thirrje prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre në kohën e duhur, duke kujtuar se vaksina aplikohet në dy doza: e para në moshën 1 vjeç dhe e dyta në moshën 5 vjeç.

“Vaksinoni fëmijët tuaj se fruthi është shumë ngjitëse jep pneumoni, encefalopati dhe shkon deri në humbje jete vaksina aplikohet në dy doza; e para në moshën 1 vjeç dhe e dyta në moshën 5 vjec. Vaksinoni fëmijët tuaj! vaksinoni duke besuar!”


Shtuar 9.04.2025 12:27

Tags: ,