Rritja e pensioneve, Drejtori i ISSH: Do të ketë efekte afatgjata

Këshilli i ministrve këtë vit ka rritur pensionet në Shqipëri duke e cuar atë në nivelet 9.5%.

Mbi këtë rritje  të pensioneve ka folur edhe Drejtori i Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hodo. I ftuar në studion e Abc Live, Hodo thotë se rritja e pensioneve me indeksim ka efekte pozitive afatgjata për pensionistët, teksa thotë se pensionistët që do të dalin për herë të parë në pension në vitin 2023 do të marrin shumën e cila do të ketë të përfshirë rritjen e pensionit bashkë me indeksimin.

“Indeksimi vlen dhe për të gjithë pensionistët e rinj, apo ata të vitit 2023, sepse është një pension i indeksuar, që nuk ndryshon dhe është për të gjithë kohën, dhe sipas tij është më shumë sesa një një paketë krize“, tha Hado./albeu.com

Shtuar 19.09.2022 13:27