Rritja e pagave për deputetët dhe ministrat, Rama: Mua më keni kundër

Kryeministri Edi Rama është shprehur se është kundër rritjes së pagave për ministrat dhe deputetët që të hyjë në fuqi në mënyrë të menjëhershme.

Rama theksoi se është krenar për rritjen e pagave, por theksoi se për ministrat dhe deputetët do të jetë dakord nëse hyn në fuqi, në momentin që do të hyjë në fuqi e gjithë paketa.

“Krahasohemi me rajonin, janë njësoj si ne. Nuk kam parë në asnjë vend të rajonit që pagat e deputetëve të jenë sa të mësuesve. Ideja që deputetë të mblidhen janë kot. E ka bazën te të gjithë pabesia historike që partia ish demokratike i ka bërë politikës me gjithë atë llum, akuza, shpufje, maskarallëqe, në një gjuhë që nuk ka asnjë lidhje me atë që ju doni që fëmijët tuaj të mësojnë. Sepse kenia të që kjo është politika. Politika nuk është kjo, por ajo që bëjmë ne. Dhe këtë që keni mbjellë 30 vjet nuk mund ta korrni dot ju. Pagat duhet të jenë sic janë propozuar sepse kanë logjikën e vetë. Unë njoh se ka nga ata që e meritojnë atë pagë me respekt, dhe nuk janë një e dy. Se ky nuk është vendi i kirminelave, drogaxhinjve, hajdutëve, por ëstë një vend që mund të ketë ndonjë që nuk duhet të jetë këtu fare, por prapa diellit. Fakti që këtu cmendeni dhe ktheheni në bisha, nuk ka lidhje me të vërtetën. E vërteta është se deputeti që misionin që ka dhe punën që i kërkohet, meritojnë pagën e propozuar. Sa e bëjnë punën, këto nuk lidhen si rrjedh paga. Unë nuk e votoj këtë pikë. Unë për rrirtjen e pagave jam shumë krenar, është rezultat reformash dhe ligjesh. Tek pika e pagës për për deputetët dhe ministrat që të hyjë në fuqi menjëherë , mua më keni kundër bashkë me Braçen. Duhet të hyjë në fuqi në momentin që do të hyjë në fuqi e gjithë paketa”, tha Rama.

 


Shtuar 25.05.2023 11:49