“Rritja e ekonomisë botërore po ngadalësohet”, FMN bën parashikimin e “zymtë”

Rritja e ekonomisë botërore po ngadalësohet dhe perspektivat për një rikuperim të shpejtë janë të zymta, tha të martën Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN-ja tha se pret që rritja të ngadalësohet nga 6.1% që ishte vitin e kaluar në të gjithë globin në 3.2% këtë vit, 0.4 përqind më ulët nga parashikimi në muajin prill.

“Një rimëkëmbje e paqëndrueshme në vitin 2021 është pasuar nga zhvillime gjithnjë e më të zymta në vitin 2022 pasi rreziqet filluan të materializohen”, tha FMN-ja. “Prodhimi global u tkurr në tremujorin e dytë të këtij viti, për shkak të rënieve ekonomike në Kinë dhe Rusi, ndërkohë që shpenzimet konsumatore të SHBA-së ishin më pak se pritshmëritë”.

Të lidhura

None found

Agjencia ndërkombëtare e financave me seli në Uashington tha se “disa goditje kanë tronditur ekonominë botërore tashmë të dobësuar nga pandemia: inflacioni më i lartë se sa pritej në mbarë botën – veçanërisht në Shtetet e Bashkuara dhe ekonomitë kryesore evropiane – duke shkaktuar kushte më të vështira financiare; një ngadalësim më i lartë nga sa ishte parashikuar në Kinë, dhe pasoja të mëtejshme negative nga lufta e Rusisë në Ukrainë.”

FMN-ja tha se çmimi i mallrave të konsumit, veçanërisht për ushqimin dhe energjinë, po rritet në të gjithë botën. Kostoja pritet të rritet me 6.6% në ekonomitë e përparuara këtë vit dhe me 9.5% në tregjet në zhvillim dhe ato me zhvillim të shpejtë.

FMN-ja tha se lufta në Ukrainë “mund të çojë në një ndalesë të papritur” të eksportit rus të gazit natyror në vendet evropiane dhe se “inflacioni mund të jetë më i vështirë për t’u ulur sesa pritej” nëse punëdhënësit nuk mund të gjejnë punëtorë të mjaftueshëm për të përmbushur kërkesat e tyre për punë ose nëse inflacioni rritet me një ritëm më të shpejtë se sa pritej.

FMN-ja tha se një “skenar alternativ i mundshëm” ndaj parashikimit të saj tashmë të ulur do të ishte një ekonomi botërore “në të cilën rreziqet materializohen, inflacioni rritet më tej dhe rritja globale bie” në rreth 2.6% dhe 2% për qind në vitin 2022 dhe 2023, respektivisht.

“Me rritjen e çmimeve që vazhdojnë të ulin standardet e jetesës në mbarë botën, zbutja e inflacionit duhet të jetë përparësia e parë për politikëbërësit,” tha FMN-ja./VOA


Shtuar më 27.07.2022 10:43

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş