Rritja e çmimit të naftës ka sjellë edhe rritjen e çmimit të biletës së transportit të udhëtarëve në autobusët e linjës Durrës-Tiranë.
Gazetarja e Abc, Ajgena Korbi, raporton se çmimin i biletës së udhëtarëve është rritur me 500 lekë të vjetra, duke shkuar në 2 mijë lek nga 1500 që ka qenë më parë.
Sipas gazetares Korbi rritje të çmimit të biletës pati edhe gjatë pandemisë, me 300 lekë, ndërkohë që justifikimi në atë periudhë nga ana e drejtuesve ishte përgjysmimi i kapacitetit, por edhe kur situata ndryshoi çmimi mbeti i palëvizur.
Durrësi ka numrin më të madh të studentëve të cilët bëjnë çdo ditë rrugën drejt kryeqytetit dhe anasjelltas.
Ndërkohë që me 500 lekë është rritur edhe çmimi i biletës së autobusëve të linjës Elbasan-Tiranë.