Rritja e çmimit të naftës, Berisha: Vjedhje me bordet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas rritjes së çmimit të kabruranteve.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Berisha e ka quajur këtë vjedhje nga bordi i ngritur. Ai gjithashtu ka ri postuar statusin e gazetarit Klodian Tomorri, i cili shkruan se është më lirë të shkosh dhe ta blesh naftën në Malin e Zi se sa në Shqipëri.

Postimi i Plotë:

Vjedhje me bordet! Cmime stratosferike nafte nga bordi i Edvinit! Nafta 258 lekë/litri kurse ne Malin e Zi çmimi eshte 189 lekë. Gazetari Klodian Tomorri shkruan se te kushton me lire te nisesh nga Tirana e te shkosh ne Podgorice per te furnizuar me nafte makinen se sa te udhtosh Tirane-Muriqan me nafte te blere ne Shqiperi. Turp i madh! Me posht keni statusin e gazetarit, Klodian Tomorri. Me keto cmime, shqiptaret do behen te paret turiste karburantesh ne bote. Distanca nga Tirana ne Muriqan eshte diku tek 100 kilometer. Nje automjet mesatar haxhon 15 litra per 200 km vajtje-ardhje. Ne Mal te Zi cmimi i naftes eshte 189 leke ose 70 leke me poshte se ne Shqiperi. Nje serbator mban te pakten 50 litra. Beni llogarite se ka vajtur puna qe te del me mire te shkosh ta furnizosh makinen ne Mal te Zi, perfshire dhe diten e punes brenda. Ata qe jane ne Shkoder njehere u leverdis te shtrojne nje zorre nentokesore nga ana tjeter e kufirit, ku jane ato fshatrat shqiptare dhe ta transportojne direkt. Tip investimi komunitar.