Rritja e çmimeve revolton kuksianët: Ose kontrolloni çmimet, ose na i bëni pensionet 500 mijë lekë

Rritja e çmimeve ka revoltuar qytetarët kuksianë, të cilët kanë kërkuar nga qeveria që ose të reflektojë e të rishikojë çmimet, osë të ngrerë pensionet në 500 mijë lekë të vjetra.

Në tregun e fruta-perimeve në Kukës, lëvizja është shumë e ulët, edhe ato pak konsumatorë i sheh me nga një ose dy artikuj në duar.

“Çmimet janë ngritur, janë bërë të papërballueshme për ne pensionistët”, deklaroi një qytetar për Fax Neës.

“Shteti të vendosë kontroll mbi çmimet, ose të na i bëjë pensionet 500 mijë lekë, shumë të papërballueshme janë”, vijoi ai.

Konsumatorët e shprehin indinjatën e tyre në formë rebelimi ndaj çmimeve të larta.

Ndërsa tregtarët shtojnë se papunësia ka detyruar emigrimin masiv të qytetarëve ndaj vendeve të evropës, e për pasoj ka rënë edhe fuqia blerëse.

Ata nuk e fshehin faktin se çmimet janë rritur, por duhet që dikush të ndërhyjë për stabilizimin e tyre.

Kukësi prej vitesh po ndeshet me fenomenin e largimeve, papunësi e varfëria e radhisin si qarkun më të ardhura më të ulta në vend./albeu.com/


Shtuar 12.02.2022 14:25