Rritja e çmimeve/ Përshkallëzohet protesta në Korçë, në përplasje me policinë përfshihet edhe Spaho

Ka përshkallëzuar protesta për rritjen e çmimeve në Korçë. Deputeti i Rithemelimit të PD, Edmond Spaho është përplasur me efektivët e policisë.

Protesta e qytetarëve të Korçës nisi paraditen e sotme, ndërsa ka pasur edhe bllokim të rrugëve. Revoltës së qytetarëve i janë bashkuar edhe dy deputetë të grupit të Rithemelimit, Edmond Spaho dhe Serina Koti.

Në një moment, Spaho është përplasur me policët. Sakaq, qytetarët e Korçës ka paralajmëruar vijimin e protestave.

Kjo është dita e tretë e protestave në vend. Sot, protesta në Tiranë do të vijojë sërish në orën 17:00 përpara Kryeministrisë, ndërsa ditën e nesërme është paralajmëruar më masive.


Shtuar 11.03.2022 13:29