Ish-kryeministri Aleksandër Meksi ka folur ndër të tjera për rritjen e çmimeve në Shqipëri.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai pranoi se është kryeministri që ka ngritur dy herë çmimin e bukës dhe të nesërmen e ka bërë rrugën në këmbë për në zyrë. Kështu, kuptoi që shqiptarët arritën ta pranonin se po bënin një ndryshim në epokë.
Të lidhura
None found
“Unë jam kryeministri që kam ngritur dy herë çmimin e bukës. Shqiptarët arritën ta kuptojnë se po bënin një ndryshim epoke dhe atëherë nuk u ankua asnjëri.
Një gazetare që takova më pyeti që ça ke bërë për gratë. I hoqa turnin e tretë, i thash. Nuk e rrëzoi komunizmin Shqipëria, erdhi koha e ndërrimit të sistemit.
U pëlqeu epoka e ndryshimit dhe ishte ndryshim shprese. Në rrogë u dha kompesimi aq sa jepet edhe sot, në çdo vend të botës”, tha Meksi.
