Rritet çmimi i naftës në vend, ja sa do të shitet nga sot

Bordi i Transparencës është mbledhur sërish ditën e sotme, ku ka vendosur çmimet e reja të karburanteve.

Nafta dhe benzina janë rritur sërish, pas një uljes së fundit që pësuan me datën 1 korrik.

Një litër naftë do të shitet 252 lekë nga 243 që ishte  dhe një litër benzinë 241 nga 235 që ishte, ndërkohë që gazi nuk ndryshon.

Çmimet e reja do të futen në fuqi ditën e sotme në orën 18:00.

Njoftimi:

Bordi i Transparencës në datë 5 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 252 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 240 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 229 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.

?Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 5 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

?Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

?Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë./albeu.com

 


Shtuar 5.07.2022 11:57