Ditët e para të vitit kanë sjellë rritje të infeksioneve në popullatë, kryesisht nga gripi i stinës por edhe nga viroza të tjera që po qarkullojnë.
Sipas mjekëve, kjo është një situatë e përsëritur që shfaqet çdo fillim viti, si pasojë e lëvizjeve dhe udhëtimeve brenda e jashtë vendit, por edhe për shkak të uljes së temperaturave.
Nga raportimet e Urgjencës Kombëtare, grupmosha më e prekur në këtë periudhë janë fëmijët nga 4 deri në 14 vjeç, të cilët rezultojnë të infektuar kryesisht nga virusi AH3N2.
Kreu i Urgjencës Kombëtare apelon qytetarët të mos alarmohen dhe të mos drejtohen menjëherë drejt spitaleve, nëse nuk shfaqin shenja shqetësuese apo simptoma serioze.
Ashtu si çdo sezon gripi, intensiteti i qarkullimit të virusit rritet gjatë muajve të ftohtë, ndërsa kulmi i infektimeve shënohen në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit.
